Javier Tebas sulmon përsëri Interin

Javier Tebas sulmon përsëri Interin

Interi sërish nën akuzat e Javier Tebas. Shefi i La Ligës, ka sulmuar përsëri zikaltërit duke shprehur dyshime rreth faktit nëse UEFA ka aplikuar si duhet Fair Play Financial.

"Unë jam pesimist. UEFA nuk e trajton këtë çështje siç duhet. Ju duhet të kapni demin nga brirët ose nuk funksionon.

"Ne nuk jemi vetëm duke folur për PSG apo Manchester City, por edhe për klubet si Interi siç kemi parë rastin Modric: nuk ka nevojë të keni një shtet prapa jush, mjafton kapitali i madh.

 "Kjo shkakton inflacionin dhe hedhjen në hapësira të rregulluara si La Liga, unë do të punoj shumë në këtë temë këtë vit".- u përgjigj Tebasi kur u pyet nga "Mundo Deportivo" rreth sanksioneve të FPF për Paris Saint-Germain.

EMISIONET