"Java e SME-ve", kërkohet më shumë mbështetje ndaj këtyre ndërmarrjeve

"Java e SME-ve", kërkohet më shumë mbështetje ndaj

Java e SME-ve ose siç njihet ndryshe, ndërmarrjet e vogla, një traditë evropiane do të vijë tashmë çdo vit edhe në Shqipëri. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Institutit Shqiptar të SME-ve, Z. Elton Shametaj, Shqipëria duhet ti kushtojë më shumë vëmendje këtyre lloj ndërmarrjeve.

Elton Shametaj: "SME shqiptare janë aorta e ekonomisë shqiptare ndaj duhen mbështetur për të arritur standardet europiane".

Ambasadorja e Holandës, Petra Heylen, e vuri theksin në mundësinë që këto ndërrmarje ofrojnë për punësimin e njerëzve.

Petra Heylen: "Ne duhet ti mbështesim dhe stimulojmë ndërrmarjet e vogla dhe të mesme sepse ato kanë një kontribut të rëndësishëm në dy fakte, e para krijojnë vende pune dhe e dyta ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Qeveria dhe sektori bankar duhet të bashkëpunojnë më shumë në këtë drejtim."

Për Drejtorin e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillim e SME-ve në Shqipëri, Kiço Buxheli, synimi kryesor duhet të jetë futja e këtyre ndërmarrjeve në tregun ndërkombëtar. 

Tirana SME Week 2017 bëhet me mbështetjen e Ambasadës Holandeze dhe Kooperacionit Italian.

EMISIONET