Java e 22-të/ Barcelona derbi me Espanyol, Sadiku "debuton" kundër Realit

Java e 22-të/ Barcelona derbi me Espanyol, Sadiku "debuton"

Java e 22-të e kampionatit spanjoll rezervon sfida mjaft interesante për ekipit kryesore të Laliga-s. Barcelona kryesuese do të ketë një 90 minutësh tepër të vështirë, pasi do të luaj përballë ekipit që i ka shkaktuar humbjen e parë dhe të vetme në këtë sezon, Espanyol-in.

Blaugranë janë të pamposhtur prej 28 ndeshjeve dhe vijnë në një bilanc pozitiv në duelet me Espanyol-in sa i përket kampionatit.

5 herë kampionët e europës pritet të startojnë me skemën 4-4-2, ku pritet të aktivizohet edhe Coutinho.

Reali i Madridit pritet të ketë një sfidë të lehtë në letër, ku do të vizitoj Levanten. Për ekipin vendas i gatshëm pritet të jetë dhe sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Armando Sadiku. Galaktikët vijnë në këtë takim pas fitores së javës së kaluar 4 me 1 ndaj Valencia-s. Zidane i gëzohet faktit se Cristiano Ronaldo më në fund ka gjetur rrugën e rrjetës duke shënuar 4 gola në tre takimet e fundit. Francezi pritet të mos ketë të gatshëm kapitenin Sergio Ramos.

Takimet e tjera:

Atletiko Madrid- Valencia
Las Palmas-Malaga
Getafe-Leganes
Girona-Atletiko Bilbao
Eibar-Sevilla
Betis-Villareal
Alaves-Celta Vigo

EMISIONET