Japonia lejon sërish gjuetinë për tregti të balenave

Japonia lejon sërish gjuetinë për tregti të balenave

Japonia thotë se do të rifillojë tregëtinë e balenave në korrik në një masë që ka gjasa të tërheqë kritika ndërkombëtare.

Ajo tha se do të tërhiqej nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë (IWC), organi i ngarkuar me ruajtjen e balenave.

Gjuetia  komerciale e balenave u ndalua nga IWC-ja ne vitin 1986, pasi disa specie rrezikonin zhdukjen.

Zyrtarët në Japoni, një anëtar i IWC që nga viti 1951, thonë se  të ngrënit e balenës është pjesë e kulturës së vendit.

Për shumë vite, Japonia ka gjuajtur balena për atë që e quan "kërkime shkencore" dhe për të shitur mishin, një program i kritikuar gjerësisht nga konservatorët.

Shpallja e së mërkurës ishte pritur, por grupet e konservimit paralajmërojnë se masa do të ketë pasoja serioze.

Kjo do të thotë se Japonia do të jetë në gjendje të gjuajë lirisht specie aktualisht të mbrojtura nga IWC, si balena minke.

EMISIONET