Një japonez 115 vjeçar është shpallur si njeriu më i moshuar në botë, pas vdekjes së gruas amerikane, e cila deri më tani mbante këtë titull. Jirouemon Kimura, i cili jeton në rajonin e Kiotos, që nga viti i kaluar është certifikuar si njeriu më i vjetër nga Libri i Rekordeve, Ginis. Ai e ka marrë këtë titull pasi Dina Manfredini nga shteti i Iowa-s së SHBA-së vdiq të hënën në moshën 115 vjeçare. Sipas të dhënave të ofruara, amerikania kishte lindur vetëm dy javë para Kimuras.

/Ora News.tv/