A jane ministrat e Rames, Shullazi, Dajti, Balili, Geron Xhafa, Keçi, Lul Berisha, Dako, Sejdini, Tahiri..

A jane ministrat e Rames, Shullazi, Dajti, Balili, Geron Xhafa, Keçi, Lul

Emiljano Shullazi u arrestua kur ne Tirane mungonin Sajmir Tahiri minister i brendeshem.ne ate kohe dhe shefi i tij Edi Rama. Ata me telefona te fikur nga Amerika ku po fluturonin per tu kthyer, u justifikuan para Shullazit se skishin çfare te benin. Ishte kallzimi publikni Sali Berishes per kanosjen qe u beri Mynyr Konit dhe Dhori Kules si indicie per te shkuar drejt arrestimit.

Opozita ka akuzuar me dhjetera here lidhjet e Sajmir Tahirit dhe Edi Rames me Shullazin. A kane pengje Rama dhe Tahiri ndaj te arrestuarit qe ende ka ndikim te madh edhe nga qelia?!?! A flet Rama dhe Tahiri ende ne telefon per pune qe ka i padenuari ende per te bere jashte.?! A i kryen porosite lehtesisht ne polici, tatime dhe dogana ku ka miqte e perbashket me Tahirin si te bashkeemeruar!? Gjendja flet per po. Por se paku Prokuroria per Krime te Renda e ka perballur me akuza duke mos u terhequr aspak me gjithe akrobacite proceduriale te trupave gjykuese dhe mbrojtjes. 

Dritan Dajti pas afro dhjete vitesh gjyq ende nuk eshte ne vendimmarrje finale te drejtesise. Kater oficere policie te vrare jane prove dhe Gjyqtare dhe avokate largohen per arsye te shumta nga proceset, aq sa formohen trupa gjykues me gjyqtare nga rrethet. A duhet te shohe vettingu keto arsye justifikues, ndersa Apeli i Krimeve te Renda ende rri pezull. Edhe ne Hene do te kishte mbaruar procesi. 

Sajmir Tahiri. Hetime dhe proces i shkaterruar nga Krimet e Renda app gjykata. Ambasadori amerikan si rralle here per miqte e qeverise kaperceu pragun. Tha troç. Jane kercenuar gjyqtare e u eshte ofruar ryshfet per te hewur masat e sigurise ndaj ish-ministrit. Pra sa milione euro ka kushtuar vendimi ne Gjykaten e Apelit per Sajmir Tahirin? Eshte rast i pazakonte, perjashtuar episodet e sigurise absolute, qe avokati te parathote vendimin pa u bere seanca, ashtu si Maks Haxhia thuajse e lexoi vendimin e gjyates sikur te kishte kopjen e vendimit ne dore.

Pyetja e parave mbeti jetim. Ambasadori amerikan Donald Lu, qe ka folur me emra per Shullazin, Lul Berishen, Klement Balilin, tha se kemi informacion nga burime te pavarura (sherbimet partnere mbase) se gjykatesit mund te marrin para per te mos vendosur pro kerkeses se Prokurorise. Sa para?! Nje milione euro?! Nese bindemi logjikes informative te deklarates se Ambasadorit Lu mbase paraja ka shkuar atje se edhe vendimi shkoi po atje...

Klement Balili edhe pas shpalljes ne kerkim doli me qetesi dhe dashuri ne konference shtypi dhe akuzoi akuzuesit, ndersa ai ishte krejt pa faj, ndonese dosja e DEA per te ishte me metra. Vazhdoi e doli ne kerkim me leje policie per te mos u gjendur. Prona luksoze ne Sarande, vijon punen vaj duke u menaxhuar nga po familja e cila vazhdon skemen PPP me qeverine per tendera ne formen e kerkuar nga ligji.

Durim Keçi kerkohej nga drejtesia italiane ishte dhe me.vendim.denimi. Foto me ministrin Bledni Klosi dhe shtabet elektorale te PS apo ndonje komunikim konfidencial me Edi Ramen e bene punen e vet. Menjehere ilaçi u gjet dhe arrresti u shpall ne kerkim pot jo i kerkuari. Mori dha drejtesia e politika madje dhe Vangjush Dako, " tutori i vogel" i Partise se madhe ne pushtet PS, por Lul Berisha gjeti mundesine te permiresonte sjelljen se Bashkia do e punesonte ne te mire te komunitetit. Se çfare pune e di Gjushi. Mbase lejet e vjetra te ndertimit jane rifreskuar dhe pallate te tjera ne bregdetin e Durresit furnizohen me beton Dako..

Qazim Sejdini dhe shoqnia e dhenderrit Sanxhaktari e kane Elbasanin kujdes ta bejne çorap. Lala, ustai i vjeter, ka rene ne gracken e re, duke qene nje nga ata. 

Agron Geton Xhafa eshte qershi e re e tortes se vjeter. I.denuar per trafik nderkombetar heroine plot dashuri e euro, punonte ne çdo sektor paraje pa e ngare kush. Prej vitesh biznesi i kazinove dhe puneve te tjera ecte fjolle ndonese u sherrosen gjate operacionit tahirian "fundi i marrezise" me Habilajt. Prokuroria ka nisur hetimin pasuror zi subjekt i ligjit antimafia per Fatmir Xhafajn dhe Sajmir Tahirin. 

Ende, ska rezultat sekuestroje. Pyetja ende jetime eshte. Po bizneset e Geron Xhafes kush i menaxhon qe vijojne pa asnje siklet.?! Ka ortake te tij kujdestare te perbashket?! Ka pasur grupe lojerash fati te cilet mburreshin me miqesite me Gonin sepse u kishte dhene leje te punonin. Ata mbase i khejne nderin punojne per te se vellai minister nuk ua nxjerr emrat. Forca e ligjit eshte bere force kumari. Ata duhen hetuar imtesisht. 

Taulant Balla sokellin me ze pak me te mekur pas revanshit te toytave yaris mbushur me euro. Prokuroria sheh dhe mendon e turbulluar dhe e paqarte. Vettingu nuk ka kellqe te kaloje afer ndereve te ketyre emrave. Sepse merzitet si i gjati thine.. Nje dite te gjatin kane per ta shkurtuar pikerisht keta donatore te botes se nentokes..




EMISIONET