James Rodriguez çmend Europën.

Mesfushori kolumbian nuk po bind te Bayern Munich dhe rikthimi te Reali i Madridit është thuajse i paevitueshëm. Gjermanët po presin muajin qershor për të shfrytëzuar opsionin e blerjen përfundimtare të 27 vjeçarit, i cili vlerësohet rreth 42 milion euro nga klubi "Los Blancos".

Por Bayern që nuk pritet të shfrytëzojë këtë opsion, dhe Juventus e Arsenali kanë nisur kontaktet me agjentët e Rodriguez. Megjithatë, nëse Bayern nuk e blen, e ardhmja e tij te Reali do të vendoset nga trajneri i ardhshëm i tyre, i cili mund të vendos ta mbaj kolumbianin në ekip.

Pra, Rodriguez ka shumë opsione për të ardhmen e tij, dhe muajit e verës pritet të jenë të zjarrtë për të. 

/Ora News.tv/