Përtej lehtësirave të ofruara nga qeveria për biznesin për vitin e ardhshëm përsëri subjektet kanë bërë një sërë propozimesh për rishikim të taksave që paguajnë. Kreu i Dhomës së Tregtisë kërkoi që pragu për përfshirjen e bizneseve në TVSH të bëhet 0 dhe të përjashtohen profesionet e lira. Por për kreun e financave ky nivel nuk do të ndryshojë. Ndërtuesit kërkuan rishikim të taksës së infrastrukturës dhe të sipërfaqes që duhet të japin për strehimin social.

Biznesi ka prezantuar kërkesat për paketën e re fiskale për vitin e ardhshem. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka apeloi që të bëhet më shumë kujdes me informalitetin ndërsa propozoi përfshirjen e të gjitha biznesve në TVSH dhe përjashtimin e profesioneve të lira.

Një tjetër propozim ishte edhe heqja e taksave për agroturizmin në 5 vitet e para.

Jaka: Ministria e Financave duhet ta shohë më me kujdes reformën në formalizimin e ekonomisë. Pra nëse kemi prap një prag 2 mln, ne propozojmë që ky prag 2 mln lekë të zbresë në 0.

Por për Ministrin Ahmetaj pragu i TVSH nuk do ndryshoj dhe do mbetet 2 mln lekë.

Ahmetaj: Për ta ulur pragun e TVSH nga 2 në 0, ne sot e kemi vendimin të maturuar që do të ngelet tek 2 milionëshi.

Ndërtuesit propozuan rishikimin e taksës së infrastrukturës dhe të detyrimit për flajen e 3 % të sipërfaqes së ndërtimit për strehimin social.

Luigj Alia, Shoqata e Ndërtuesve: 3% është një problem realisht i padrejtë, sepse dikush për sociale mund t'i kërkohet të bëjë ndihmë sociale kujdo.

Kreu i Financave premtoi një lehtësi në taksën e infrastrukturës por jo në detyrimin që kanë ndërtuesit për strehimin social.

Arben Ahmetaj: Shpezimet që bën sipërmarrja për infrastrkuturën komune, pra për ta zbritur është një konsideratë që ne e kemi në tyrezë sot. E dyta është fazimi i taksës, ndërsa sa i përkët 3% i jemi referuar praktikave më normale sociale të shumë vendeve. 

Prodhuesit e bukës kanë kërkuar uljen e TVSH-së pasi vendi ynë ka nivelin më të lartë në rajon.

Gëzim Peshkëpia, Prodhuesit e Bukës: Kam prioritare bukën, e kanë nga 0-10 %. Nëve që e kemi prioritare e kemi 20%. Po të duam që ta ndihmojmë popullin e varfër  edhe biznesin padiskutim duhet të rishikohet. 

Ministria e Finanacave ka marë propozimet e biznesit si dhe u ka kërkua që t'i nisin zyrtarisht kërkesat që ka çdo sektor për t'i analizuar dhe më pas vendosur se cilat mund të pranohen.

/Ora News.tv/