Ja si të parandaloni kancerin e lëkurës

Ja si të parandaloni kancerin e lëkurës

Shumë njerëz kanë nishane dhe të gjithë janë të predispozuar për t'u prekur nga kanceri i lëkurës, i cili mund të jetë melanoma (një nga format më vdekje prurëse të kancerit të lëkurës)  ose jo melanoma.

Të dyja format mund të jenë të trajtueshmë nëse i kapni herët duke i kontrolluar rregullisht dhe duke marrë masa parandaluese.

Njerëzit duhet të kontrollojnë lëkurën e tyre çdo 3-4 muaj. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke bërë një fotografi të të gjithë trupit njëherë në vit  duke filluar nga mosha 18 vjeçare. Në këtë mënyrë ju do të kontrolloni nëse keni ndonjë nishan të ri ose nëse ndonjëri prej tyre ka ndryshuar formën, madhësi ose ngjyrë.  Është normale të dalin nishane të reja, por nishanet tona janë individuale, dhe në të gjithë trupin ato duket sikur janë njësoj. Nëse keni një që nuk ngjason me të tjerët, mund të jetë melanoma, ndaj duhet të bëni një kontroll tek mjeku specialist.

Si t'i parandaloni                                             

Mos dilni në diellin e mesditës, vendosni syze dielli, aplikoni kremin kundra diellit me faktor mbrojtës 30. Nuk mund të bëni asgje me dëmtimet aktuale të lëkurës, pasi kanceri i lëkurës mund të shfaqet edhe një dekadë më vonë.

Kanceri i lëkurës, jomelanomë është rozë dhe nuk duket si nishan.

Nëse në historikun e familjes suaj ka raste me kancer lëkure, ekspertët do të bëjnë një hartë të nishaneve të trupit tuaj.

Për të mbajtur lëkurën tuaj nën kontroll, ju mund të fotografoni vetë trupin tuaj në shtëpi, për te mbajtur nishanët nën kontroll.

EMISIONET