Dhjetë ditë pas lindjes së vajzës së saj Stormi, Kylie Jenner është shfaqur duke shkuar në zyrë.

Ajo ishte bashkë me shoqen e saj të ngushtë, Jordyn Woods,  por nuk kishte asnjë shenjë të vajzës Stormi apo partnerit të saj, Travis Scott.

Pavarësisht se është vetëm 20 vjeç, Kylie është një manjate biznesi, që drejton një linjë jashtëzakonisht të suksesshme në make-up.

Ajo që bie shumë në sy është fakti që ylli i reality show nuk ka shenja apo ndryshime në linjat trupore pas lindjes.

/Ora News.tv/