Ish kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i ftuar në emisionin “Arena” ,në RTV Ora tregoi propozimin e tij për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Kristaq Kume: Ajo që unë i bëj thirrje të gjithve të ulet klasa politike, dhe kam parasysh të gjithë jo PD, PS, LSI. Shoqëria civile, trupat akademike nën monitorimin e ndërkombëtarëve, sepse vërtet të mund të mos duan ta bëjnë ndryshimin, siç thua ti, Berisha thotë jo nuk e ndryshojmë sistemin, ky thotë nuk e ndryshon asnjëri sepse vërtet ju pëlqen, ashtu nuk donin as reformën , por e bënë. Vetëm pasi të realizohet kjo gjë atëherë mund të diskutohet se kur do të bëjmë zgjedhje. E gjitha kjo të bëhet mbi bazën e një kompromisi midis palëve. Mazhoranca të pranojë që të hyjë në këtë proces legjislativ, me ndryshime në Kushtetutë, kodin zgjedhor, ndryshime në zgjedhjen e presidentit, sistemin zgjedhor, etj. Opozita të heqë dorë nga kërkesa ik ti kryeministër pa të merrem unë me punë. Po ashtu të kthehen edhe deputetët që lanë mandatet. Ka mundësi  për ta realizuar një gjë e tillë. Sepse kjo reformë nuk mund ti lihet dhe pastaj të vijnë zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Në një datë le të bëhen bashkë me zgjedhjen e presidentit. Në të kundërt unë nuk shoh rrugëzgjidhje. Unë këtë i propozoj klasës politike.


/Ora News.tv/