E dini nga e ka marrë emrin rruga e Arbrit? Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka shpjeguar në emisionin “360 Gradë” se pse ky segment rrugor ka marrë këtë emër. 

Çupi sqaron se emri “Rruga e Arbrit” është vendosur nga ish-kryeministri Aleksandër Meksi. 

Çupi: Rruga e Arbrit është e mirëpritur nga dibranët dhe cila qeveri do ta ndërtojë do të marrë meritet e dibranëve. Kjo rrit edhe ekonominë e dibranëve, zhvillon turizmin shumë, rrit numrin e të punësuarve.

Zheji: E dini nga e ka marrë emrin Rruga e Arbrit?

Çupi: Unë di nga kryeministri Meksi, në dijeninë time për shkak edhe të profesionit të zotit Meksi di që në një diskutim me inxhinierin e rrugëve të shumë njohur Faruk Kaba, një inxhinier i nderuar i rrugëve. Gjatë diskutimeve me zotin Meksi, për shkak se ajo ka qenë një zonë e njohur e Arbanëve është emërtuar nga zoti Meksi Rruga e Arbit. Kryeministri thoshte se është një rrugë 100 vjecare. Studimi i fizibilitetit është bërë rreth viteve 1993 dhe më pas ka filluar. Në vitin 2006 janë bërë 16 km, më pas është pezulluar.

Zheji: Ka dicka që nuk shkon në projektin e tanishëm?

Çupi: Unë nuk bëj teknikën këtu. Por di që projekti ka qenë 150 mln euro dhe tani ka shkuar në 250 mln euro, shtuar interesat që do marrë subjekti, shtuar interesin e bankave dhe faktin që këtë vit në 2018 nuk është miratuar asnjë fond për rrugën e Arbrit.

/Ora News.tv/