Ja lista e lojtarëve të zgjedhur nga Norvegjia për miqësoren me Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet me Norvegjinë në një ndeshje miqësore më 26 Mars.

Kombëtarja skandinave tanimë ka publikuar listën e futbollistëve të përzgjedhur për këtë takim.

Në këtë listë lojtari më i njohur është ylli i Real Madrid i huazuar në kampionatin holandez te Heerenveen, Martin Odegaard.

Përzgjedhësi i Norvegjisë, Lars Lagerback ka ftuar 24 futbollistë për përballjen me Shqipërinë.

Përveç Odegaard, në këtë listë është ftuar edhe ylli i Hannover 96, Tobias Fossum si dhe ai i Bournemouth, Joshua King.

“Në vitin e kaluar kemi grumbulluar shumë futbollist në kombëtare”.

“Tani kemi filluar të ndërtojmë një skuadër për të ardhmen. Do të ketë hapësirë edhe për futbollistë tjerë”, ka thënë Lars Lagerback.

Jashtë ka mbetur vetëm sulmuesi me origjinë nga Kosova,  Veton Berisha.

EMISIONET