Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me drogën e kapur në Brindisi dhe arrestimin e dy skafistëve shqiptarë.

Të arrestuarit janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç të dy nga nga Vlora.  Ndërsa operacioni është zhvilluar në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit.

"Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë të mundur ndalimin e një mjeti lundrues të përdorur për trafik lëndësh narkotike në afërsi të Brindizit, Itali. Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det. Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë", thuhet në njoftimin e policisë.  

Dy forcat policore po punojnë bashkarisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi.

/Ora News.tv/