Çifti i showbizit shqiptar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë bërë ditën e  sotme një vizitë tepër të veçantë ndryshe nga tjerat duke shkuar kështu në kishën e Ragamit në Shkodër. Ata na e kanë bërë të ditur këtë moment tepër të veçantë nëpërmjet rrjetit të tyre Instagram ku kanë ndarë disa foto me miqtë.


‘Shtëpia e Zotit dhe e mikut. Sot si mik, ne shpine e Zotit. Famullia e Kishes ne Rragam, Shkoder.’ ka shkruar Besi krah fotos ku duket në një tryezë me miqtë e tij.


Ndërsa bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila ka shkruar: 'Eshte ndjesi e veçante kur mikpritesh nga ato te cilat jeten e tyre ja kane kushtuar Zotit. Paqe..'

Ata dhe në raste të tjera kanë treguar se janë mjaft besimtarë dhe e respektojnë të shenjtën.

/Ora News.tv/