Higjena është tërësia e rregullave dhe masave praktike për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit, ndër të cilat bën pjesë dhe ajo orale.

Stomatologia Dr. Anila Mulla është bërë pjesë e emisionit 'Diagnozë' nga Freskida Miloti ku dha disa këshilla praktike për parandalimin e problemeve të dhëmbëve.

Ajo sugjeroi përdorimin e flosit dentar për të gjitha moshat, ndërkohë që vizitat tek dentisti duhet të jenë minimalisht një herë në gjashtë muaj si kontroll rutinë.

Ekzistojnë dhe persona të tjerë, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme që sjellin uljen e sasisë së pështymës, prandaj pacientët duhet të jenë më pranë dentistëve.

Doktoresha Mulla foli dhe për rastin e nënave shtatzënë, për të cilat kemi dëgjuar shpesh që dhëmbët fillojnë i prishen gjatë kësaj periudhe. Ajo sugjeroi që të bëhen vizitat para shtatzënisë, në mënyrë që të parandalojnë probleme të ndryshme me dhëmbët, të cilat nuk mund të trajtohen më vonë.

Ndiqni këshillat e doktoreshës në videon e mësipërme nga intervista në emisionin shëndetësor.

/Ora News.tv/