Ja çfarë po ndodh me urën Morandi në Genova
Gjashtë muaj nga shembja apolaliptike është zyrtarizuar shembja e pjesës së mbetur ende në këmbë të Urës Morandi në Genova.
E gjitha u zhvillua në një ceremoni zyrtare me pjesëmarrjen e
autoriteteve më të larta të qeverisë italiane, të kryeministrit Giuseppe Conte e të drejtuesve lokalë.
Me një plan special të një tekonologjie të lartë ka nisur sot heqja e traut kryesor të urës duke lejuar zbritja e tij drejt tokës me një shpejtësi 5 metra në çdo 1 orë.
Duhet të paktën 9 orë që ky tra të zbresë në tokë.
Ishte ora 11.36 min e datës 14 gusht 2018 kur rreth 200 metra të urës Morandi në autostradën A10 Genova-Savona u shembën duke marrë me vete jetë njerëzish e plagosur shumë të tjerë.
Mes 43 viktimave ishin dhe dy të rinj emigrantë shqiptarë Marjus Djerri 22 vjeç e Admir Bukrina 32 vjec.
Ora News qe media e parë që përcolli identitetin e tyre duke ndjekur gjatë gjithë natës zhvillimet e kësaj tragjedie mes kontakteve të drejtpërdrejta në prefekturë e në spitalin e Genovas.
Po udhëtonin drejt vendit të punës, Marjusi dhe Admiri kur së bashku me automjetin e tyre u përpinë nga gërmadhat e urës Morandi, të cilët e pëshkonin disa herë në ditë së bashku me mijëra e mijëra qytetarë të tjerë.