Task-Forca Speciale, Xhafaj e Marku bashkojnë forcat

Task-Forca Speciale, Xhafaj e Marku bashkojnë forcat

 Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë rënë dakord të krijojnë në prokurorinë e krimeve të rënda dhe në 9 prokurori të tjera në rrethe struktura të posaçme antikrim.

Marrëveshja e firmosur mes palëve do të jetë e përkohshme, deri në ngritjen e institucioneve te reja të drejtësisë,  një prej te cilave edhe Prokuroria e Posaçme, ose siç njihet ndryshe SPAK.

Objekti punës do të jetë hetimi i grupeve kriminale , trafiqeve krimin e organizuar, korrupsioni edhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, kompetenca të përcaktuara në prokurorinë e posaçme.

Vendimi vjen pas evidentimit prej operacionit Forca e Ligjit, të 41 bandave kriminale në Shqipëri, ku palët tashmë kërkojnë rezultate konkrete.

Në këto struktura do të përfshihen dy ose tre prokurore, të cilët do të përzgjidhen nga trupa që janë aktualisht në këto prokurori. Mënyra se si do të bëhet përzgjedhja, është e përcaktuar për t’ju nënshtruar një kontrolli te figurës dhe integritetit të tyre nga ILDKP, DSIK dhe SHISH.

Ne marrëveshjen e bere publike nga prokuroria e Përgjithshme, janë të përcaktuara qarte dhe detyrat  e palëve.  Prokuroria e përgjithshme është e detyruar që brenda 10 ditësh të nxjerrë akte dhe udhëzime për këtë strukturë të rë,  e cila do te këtë ne organin qendror të akuzës një koordinator që do te informohet çdo muaj nga strukturat ne rrethe.

Për të shmangur nxjerrjen e sekretit hetimor, materialet dërgohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, jashtë shërbimit postar. për ndjekjen e një dosje, drejtuesi i seksionit përzgjedh me short prokurorin e çështjes. 

Ministria e Brendshme angazhohet të sigurojë mjete pune dhe ambiente për prokurorët dhe trupën operacionale, të bashkëpunojë ngushtë me prokurorët e sektorëve që do krijohen në Tiranë e rrethe.

Gjithashtu ministria e Brendshme garanton edhe ruajtjen fizike dhe sigurinë për prokurorët që do të punojnë në sektorët e zbatimit të 'Forca e ligjit'.

Me këtë marrëveshje, synohet shpejtësia dhe saktësia në hetime duke shmangur mangësitë në dosje.

EMISIONET