Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i ftuar në emsionin ‘Why Not?’ nga Roza Lati ka dalë jashtë kornizës së tij ku tregon planet për Tiranën dhe ka rrëfyer një ndër gjërat që e nevrikos më së shumti.

“Njerëzit që krruajnë hundët më nervozojnë shumë. Ndonjëherë më vjen, se jam duke bërë një bisedë dhe shoh, them: Po ça je tu bo plako? Nuk bëhet kjo,” – u shpreh ai.

Gjatë bisedës, moderatorja Lati e pyeti për rastet e femrave, ku ato janë të padurushme dhe nuk i toleron dot.

Gjëja që nuk duroj dot është kur shikoj një super femër, që quhet super pjeshkë dhe ti e shikon që ajo kalon para bashkisë, fillon i fut selfie, kjo nuk më shqetëson. Më pas rregullon ndonjë gjë dhe kur e hedh atë facoletën në tokë, aty them: Hapu dhe! E them që mund ta nxjerrësh robin nga fshati por jo fshatin nga robi. Ndonjëherë them kur ke ardhur në mes të Tiranës, kur je pispillosur, kur ke bërë selfie, ku po merr like dhe më pas hedh facoletën në mes të sheshit Skënderbej, kjo është gjëja që kam vdekje. Nëse doni t’ju marr inat përjetë Hidhni Plehra, por po doni t’ju kem xhan përjetë Mbani Pastër!”

Ndërsa për ushqimet që nuk i preferon aspak, Veliaj tha: “Kur isha i vogël, nuk haja dot fasulet. Ishte si dënim me vdekje. Tani i kam qejf dhe ha produkte vegjetariane, kam reduktuar mishin. Në shumë prej këtyre udhëtimeve zyrtare, ata të japin diçka sepse duan të të respektojnë, që është specialitet. Kur kam qenë në Meksikë hani insekte, karkaleca të thara që nëse nuk i sheh dhe i provon ngjante sikur po ha patatina, se janë me erëza, kripëra pipera, janë të skuqura sa nuk i kupton. Kurse në Vietnam janë të tmerrshëm se gatuajnë kafshë shtëpiake.”

/oranews.tv/

/Ora News.tv/