Ja arsyet pse nuk duhet të depiloni zonën tuaj intime

Ja arsyet pse nuk duhet të depiloni zonën tuaj intime

Nëse jeni fanse të depilimit total intim, përgatituni të ndërroni mendim. Ja 10 arsye pse qimet pubike nuk duhet të eleminohen.

Duhet ta pranojmë në fakt, të kesh pjesën intime të depiluar na bën të ndihemi më të pastra, të rregullta dhe seksi, sidomos me të brendshmet e duhura.

Kohët e fundit është në modë depilimi total i pjesës intime. Për t’u depiluar me dyllë apo edhe me lazer, për një rezultat definitive. Por ja që heqja e qimeve pubike mund të mos jetë një ide e mirë.

Ashtu sit ë gjitha qimet që mbulojnë trupin tonë, edhe ato në pjesët intime kanë funksionet e tyre specifike: na mbrojnë nga bakteret dhe viruset, sidomos gjatë raporteve seksuale.

BuzzFeed ka përmbledhur në artikull të gjithë motivet e qënësishme, për të cilat do ishte më mirë të evitonit depilimin total.

-Gjatë seksit, qimet mund të shërbejnë si ‘jastëk’, duke ulur kështu fërkimin mes organeve gjenitale. 

-Ato kanë edhe funksionin e rëndësishëm të mbrojtjes nga viruset dhe bakteret të cilat mund të transmetohen nga kontakti seksual.

-Në perëndim depilimi i zonës intime është shumë i përhapur, ndërsa në Lindje, sidomos në Korenë e Jugut, gratë e depiluara nuk konsiderohen tërheqëse.

-Nuk është e vërtetë që rruajtja e tyre i shton në numër dhe i rrit më shumë, pasi në një pikë të caktuar rritja e tyre ndalon. Dalja e qimeve në zonën pubike është një ndër
sinjalet e para se puberteti ka ardhur.

-Me kalimin e moshës, qimet bëhen më të rralla, derisa zhduken fare në pleqëri. Depilimi i pjesëve intime për motive higjene është i gabuar, sepse na mbrojnë nga infeksionet. 

-Dylli dhe brisku mund të irritojë lëkurën në zonat intime, e cila me pas bëhet me delicate për t’u prekur nga bakteret dhe gjeneron infeksion.

- Qimet nën lëkurë në zonat intime janë të shpeshta dhe të bezdisshme. Duhen hequr më pas tek dermatologu dhe depilimi pezullohet deri në zhdukjen e tyre.

-Nëse gjatë depilimit me dyll del gjak, do të thotë se procesi është shumë agresiv dhe po provokon traumë tek folikulat.

EMISIONET