Ja 12 personat e kërkuar në Gjirokastër, mes tyre një tropojan

 Policia e Shtetit ka publikuar listën me 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës, mes tyre edhe një i ri nga Tropoja.

Të kërkuarit janë të dënuar nga 5 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale si vjedhje, trafik narkotikësh, vrasje etj.

Listën e kryeson Jani Alia, i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vepra penale mes tyre dhe një vrasje e kryer me paramendim në Tiranë.

Më pas lista vijon me Endik Llukën, Englied Alikon, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi, Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skënderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labian Saraçi dhe Eltjon Bregasi.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.


EMISIONET