Ja 12 marrëveshjet e firmosura mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës

Ja 12 marrëveshjet e firmosura mes qeverisë së

1-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

2-Marrëveshje bashkëpunimi mes Këshillit të Ministrave të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës në bashkëpunimin në fushën e diasporës.

3-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës për qendrat kulturore në Diasporë.

4-Memorandim mirëkuptimi ndërmjet ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtmë të Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme.

5-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të anëtarësimit në kuadër të anëtarësimit në BE.

6-Memorandum bashkëpunimi mes kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë dhe zyrës së kryeministrisë së Republikës së Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më të mirë e të vlerësimit të ndikimit për përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave.

7-Marrëveshje mes këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës për pension.

8-Memorandum mirëkuptimi mes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencisë për Investime dhe përkrahjen e sipërmarrjeve në Kosovë.

9-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Kulturës dhe Rinisë dhe Sportëve të Kosovës.

10-Protokoll për bashkëpunimin teknik në fushën e bujqësisë ndërmjet ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës për njohjen bilaterale të njohjeve të çertifikatave të veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore.

11-Memorandum bashkëpunimi mes ministisë së Turizmit, Mjedisit të Republikës së Shqiëprisë dhe ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

12-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në krijimin e bashkëpunimit dhe krijimin e bursës shqiptare të energjisë elektrike mes ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

EMISIONET