Izraeli konfirmon për herë të parë shkatërrimin e një reaktori bërthamor sirian

Izraeli konfirmon për herë të parë shkatërrimin e

Izraeli për herë të parë ka konfirmuar se ka shkatërruar një reaktor të dyshuar bërthamor që po ndërtohej në Siri në vitin 2007.

Ushtria tha se avionët luftarakë bombarduan objektin al-Kibar në provincën Deir al-Zour, 450 km në veri-lindje të Damaskut, pasi ajo ishte afër përfundimit.

Qeveria e Sirisë ka mohuar vazhdimisht se po ndërtonte një reaktor.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli ishte i vendosur të parandalonte armiqtë e tij nga pasja e armëve bërthamore.

"Qeveria izraelite, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe Mossad [shërbimi i inteligjencës] e penguan Sirinë nga zhvillimi i aftësive bërthamore. Ata janë të denjë për lavdërim të plotë për këtë çështje," shkroi ai në Twitter.

"Politika e Izraelit ishte dhe mbetet e qëndrueshme për të parandaluar armiqtë tanë që të armatosen me armë bërthamore".

Çfarë zbuloi ushtria izraelite?

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një "përpjekje e madhe e inteligjencës" filloi në fund të vitit 2004, kur agjentët izraelitë morën informacion se ekspertët e huaj - që besohej të ishin nga Koreja e Veriut - po ndihmonin Sirinë me një projekt bërthamor.

Shërbimi inteligjent izraelit zbuloi vendin e ndërtimit dhe kuptoi që reaktori do të vihej në funksion në vitin 2007. Në atë kohë, IDF bëri një plan për një sulm ajror të quajtur "Operacioni jashtë kutisë".

Në orën 22:30 të datës 5 shtator 2007, aeroplanët F-16 dhe F-15 u nisën nga dy bazat në Izraelin jugor dhe fluturuan drejt Deir al-Zour, nëpërmjet Detit Mesdhe dhe kufirit siriano-turk.

Avionët u kthyen katër orë më vonë, pas kryerjes së një sulmi me raketa që çaktivizuan reaktorin dhe shkaktuan dëme të pakthyeshme, sipas IDF.

EMISIONET