Është zhvilluar sot gjyqi për Izet Haxhinë. Avokati Idajet Beqiri ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, nga arrest me burg në një masë më të lehtë.

Avokati deklaroi se Izet Haxhia ka bërë 13 vite paraburgim, që konvertohet në 20 vite burg.

Për këtë kërkesë gjykata do të shprehet në seancën e ardhës në 5 korrik.

Izet Haxhia ka fituar të drejtën për tu rigjykuar e për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e ish-deputetit, Azem Hajdari, për të cilën është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg.

Pas ekstradimit nga Turqia në maj të vitit të kaluar dhe kërkesave për rivendosjen në afat, e cila u pranua nga Shkalla e Parë, një tjetër kërkesë e Haxhisë merr përgjigje pozitive nga Gjykata e Apelit.

/Ora News.tv/