Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se nuk është i sigurt që do të mbahet Samiti i Parisit, kjo pasi sipas tij institucionet kosovare nuk janë duke dhënë sinjale se do të heqin taksën doganore ndaj mallrave serbe.

Sipas B92 kështu ka thënë Daçiq, në një konferencë për media.

“Nuk do të ketë takim në Paris, në qoftë se nuk ka gjasa që të vijë deri te përmirësimi i gjendjes, respektivisht në qoftë se nuk ka asnjë mënyrë për të hequr taksën”.

Daçiq tha se Serbia nuk do ta lejojë që ta tërheqin për hundë.

“Nëse tashmë po na tërheqin për veshë gjatë gjitha këtyre dekadave, të paktën të mos mendojmë se jemi marrë”.

Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë dialogun në momentin kur autoritetet e Prishtinës e heqin taksën. /B92/

“Ne jemi të gatshëm për një kompromis, duam marrëveshje. Nëse pala tjetër nuk e dëshiron këtë, ne nuk mund të shkojmë kundër interesave kombëtare dhe shtetërore”, tha Daçiq.

I pyetur në lidhje me ftohjen e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Serbisë, Daçiq ka thënë se nuk ka ftohje raportesh, por Serbia nuk dëshiron që të vazhdojë dialogun derisa të shfuqizohet taksa.

/Ora News.tv/