Ivana Trump dhe eksperti i nutricionit Gianluca Mech, i konsideruar si një 'guru' në Shtetet e Bashkuara dhe ideator i dietës 'Tisanoreica', kanë bërë të ditur projektin e përbashkët për të luftuar problemin e obezitetit në SHBA.

"Italiano Diet" u prezantua gjatë konferencës së tyre si një program dietik të ri shumë efikas për kë dëshiron të rikthehet në formë të mirë trupore dhe të kujdeset për shëndetin e vet.

Bëhet fjalë për një program dobësimi plotësues i cili përdor si ushqime të rutinës së përditshme, ushqimet me bazë të ulët glicemie dhe karbohidrate shumë të ulëta, is psh: biskotat, makaronat dhe snack-ët, të cilat normalisht nuk mund t'i hash në një dietë.

Ivana Trump gjatë një prej vizitave të saj në Romë ka patur mundësi të njohë Mech dhe të zbulojë formulën e tij të dobësimit.

Tema e obezitetit është shumë e dëgjuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numri i amerikanëve mbi peshë nuk ka qenë kurrë kaq i lartë.

Sipas studimeve të fundit të Qendrës Kombëtare për Statistikat e Shëndetit (National Center for Health Statistics), rreth 40%  të të rriturve dhe 19% e fëmijëve amerikanë janë obezë, me një rritje prej 30 % të të gjithë popullsisë.

/Ora News.tv/