"Nuk kam asnjë konflikt", kështu është shprehur Eriselda Agalliu, makinës të së cilës iu vendos një sasi eksplozivi mëngjesin e sotëm në Patos.

Ajo është mësueses në shkollën "Zhani Ciko" në Patos dhe jashtë kamerave shprehet se është shumë e tronditur për atë çfarë i ka ndodhur, ndërsa thotë se është e frikësuar pasi djali i vogël i saj është trembur.

"Ja kam lëne në dorë policisë të zbuloj gjithcka", ka deklaruar Agalliu. 

"Ndërkohë nga  kamerat e sigurisë të cilat janë sekuestruar nga policia duket një makinë që kalon dhe parkohet për tre minuta pranë makinës sime e më pas largohet", ka deklaruar Eriselda Agalliu.

 Ajo nuk përjashton mundësinë që të jetë ngatërruar makina e saj.

"Nesër do të shkoj si cdo ditë në punë, nuk fshihem nga askush”.

Ndërsa tregtarë që ushtrojnë aktivitetin pranë shtëpisë së saj janë shprehur se zysha nuk është njeri problematik, madje ajo dhe familjarët e saj gëzojnë respëkt dhe janë një familje e nderuar.

/Ora News.tv/