Durrës, italiani kapet me një aparat, dyshohet se përgjonte telefonat

Policia e Durrësit ka bllokuar një pajisje të dyshimtë në pikën kufitare dhe ka nisur procedim penl në gjëndje të lirë për shtetasin italin që e dispononte.

Policia kufitare në portin e Durrësit, gjatë kontrollit mbrëmjen e djeshme i ka gjetur një shtetasi italian një pajisje të dyshimtë, e cila dyshohet të jetë pajisje që shërben për përgjimin e telefonave.

Nga burimet policore, mësohet se pajisja i është gjetur në momentin që po largohej nga Durrësi për në Bari me tragetin e linjës. Pas marrjes në pyetje, italiani me iniciale G.I. 47 vjeç është shprehur se është inxhinier uji, ndërsa kjo pajisje shërben për të matur cilësinë e ujit. Ndërkohë që policia vijon hetimet për pajisjen qe aktualisht është derguar për ekspertizë në laboratorin shkencor, italiani po hetohet në gjendje te lirë.

Hetuesit dyshojnë se deklarimet e shtetasit italian janë të rreme, pasi pajisja duket që kryen shërbime të tjera elektronike qe nuk kanë lidhje me cilësinë e ujit. Burime nga policia thanë për Ora News se 47-vjecari kishte disa ditë që qëndronte në qytetin e Durrësit, por ka qenë kontraditor në regimin e tij para oficerëve të policisë.

Ai shoqërohej nga një femër, por nuk ka treguar se kush ishin kontraktorët e tij në Shqipëri dhe Itali. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe specifikimin e funksionit të pajisjes elektronike që dyshohet se shërben për përgjimin e telefonave. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit, policia kufitare ka ndaluar dy shtetas italian.

Një 61-vjecar po hetohet në gjëndje të lirë pasi u kap dy ditë më parë me një sasi të madhe te hollash te padeklaruara. Atij iu bllokuan 50 mijë euro deri në përfundim të hetimeve dhe verifikimin e burimit të të ardhurave.


EMISIONET