Ka shkuar në mënyrën më të keqe të mundshme faza e 1/8-ave e "Italian Open 2018" për  Juan Martin Del Potro. Tenisti argjentinas, pasi ishte duke u mposhtur nga David Goffin, u ndal në setin e dytë për shkak të një dëmtimi.

Goffin, i cili mban vendin e dhjetë në rënditjen botërore do të luajë përballë fituesit të ndeshjes midis britanikut Kyle Edmund dhe Alexander Zverev në çerekfinale.

Ndërkohë, Rafael Nadal kaloi pastër në dy sete, 6-4, 6-1 adoleshentin kanadez Denis Shapovalov.

Fitore arriti dhe kroati Marin Cilic që fitoi 6-3, 6-4 kundër tenistit francez Benoit Paire.

/Ora News.tv/