Pas eksperiencave në Rumani me Gaz Metan e në Ukrainë me Astana, Azdren Llullaku ka vendosur të rikthehet sërisht aty ku hodhi hapat e para të karrierës, në Itali.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Seria B italiane, Virtus Entella.

Nuk bëhen të ditura shifrat e operacionit, ndërsa tek Entella, Llullaku do të mbaj numrin 18-të.

Ndërkohë pak ditë më parë, me skuadrën nga Liguria është bashkuar dhe një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare, Naser Aliji.

/Ora News.tv/