Pak orë nga konfirmimi i kontratës së futbollistit portugez Cristiano Ronaldo me klubin italian të Juventusit, në Itali ka shpërthyer fenomeni CR7 mania.

Në pikat e shitjes së artikujve zyrtare sportiv të skuadrës bardhë e zi, në të gjithë Italinë është shfaqur fenomeni CR7 mania.

Jo vetëm në qytetitn e Torinos por dhe në të gjitha qytetet italiane, tifozat e Juventusit mbajnë radhë të gjata për të blerë fanellën zebrato me numrin 7.

Të rinj, fëmijë me nënat e tyre, të rritur, tifozë "fanatik" të kësaj skuadre prej orësh në radhë në pikat "store" të Juventusit me të vetmen kërkesë, bluzën me nurmin 7.

"Nuk kemi parë kurrë më parë një gjë të tillë" shprehen menaxherët e pikave të shitjes së Juventus store.

Të gjithë kërkojnë bluzen e Juventusit të Ronaldos dhe të gjithë do ta kenë.

CR7 mania duket se do të vazhdojë gjatë e arka e Juventusit është çdo orë dhe më e pasur, siç e dëshmon dhe bursa e Milanos ku tituj e këtij klubi kanë shënuar një rritje mbi 30 %.

Ndërsa tifozat janë në pritje të mbërritjes së Cristiano Ronaldos, në qytetin e Torinos efekti CR7 ka frymëzuar kuzhinerë e pastiçerë.

Akullore me guston CR7 apo pizza CR7 janë pjesë e menusë së re në të gjitha restoratnet e Torinos.

Rigorozisht në ngjyrat bardhë e zi, pizza CR7 ka në bazë djathin e bardhë dhe mbi të numrin 7 krijuar nga një shtresë ullinjsh të zinj.

Ndërsa akullorja CR7 ka në shijen e saj likerin portugez xhin të vishnjeve me copëza cokollate të zezë.

/Ora News.tv/