Italia mban frymën, Juventus dhe Napoli luajnë "play-offin" e titullit

Italia mban frymën, Juventus dhe Napoli luajnë "play-offin"

Juventus-Napoli është padyshim kryesfida e mbrëmjes së sotme dhe jo vetëm. Kampionët në fuqi do të kërkojnë të "vrasin" kampionatin përballë "të kaltërve" që janë rivali i tyre i vetëm për titull, ku pritet që ky 90 minutësh të përcaktojë se kush do të jetë më pranë titullit kampion.

Fitorja do të ishte një "burim" oksigjeni për Juventusin, pasi kanë një short më të komplikuar përpara, ku do të përballen me Interin dhe Romën. Një fitore e Juventusit, do ta çonte në 7 pikë distancën mes dy skuadrave dhe bardhezinjtë do të ishin shumë pranë titullit të 7-të radhazi.

Nga krahu tjetër, skuadra e Maurizio Sarrit, që hoqi dorë nga kompeticionet tjera për t'u fokusuar tek titulli, ka mundësinë e fundit për t'u kurorëzuar në fundin e sezonit me titullin e Seria A.

Napolitanët e dinë mirë se rezultati i vetëm që ju duhet sot, është fitorja, ndaj edhe vijnë në këtë takim super të motivuar, pasi objektivi është që të rikthehet në qytet titulli që mungon prej vitesh.

Ndeshja do të startojë në orën 20:45 dhe "Allianz Arena" do të kthehet në një vitrinë të denjë të futbollit italian.

EMISIONET