Italia i përgjigjet Brukselit: Nuk ndryshojmë planbuxhetin

Italia i përgjigjet Brukselit: Nuk ndryshojmë planbuxhetin

Italia i është përgjigjur Brukselit pas mospranimit nga Komisionit Europian i plan buxhetit 2019 hartuar nga qeveria Conte.

Pak minuta para orës 24.00 të mbrëmjes së djeshme e pak minuta para skadimit të afatit kohor prej dy javësh dhënë nga Komisioni Europian për modifikimin e plan buxhetit të 2019, qeveria italiane pas një mbledhje prej gati 3 orësh i ka nisur letër përgjigjen Brukselit së bashku me versionin e modifikuar të dokumentit pragmatik të plan buxhetit të 2019.

Ndërmjet Ministrit të Ekonomisë e Financave Giovanni Tria, Italia informon Komisonin Europian se versioni i ri i plan buxhetit nuk modifikon të ardhurat e financës publike dhe as manovrën ekonomike bazuar mbi një zhvillim tendecial të vendit.

Por Italia garanton se nuk do të kapërcejë limitin maksimal 2.4% të kofiçentit të defiçitit publik, i cili do të jetë i monitoruar në mënyrë konstante.

"Për të përshpejtuar uljen e raportit mes borxhit publik e PBB, Italia ka vendosur të rrisë me 1% PBB përgjatë 2019, duke pasur objektiv privatizimin e aseteve publike, të parashikuar në vlerën rreth 18 miliard euro", shkruan në letër përgjigjen ndaj Bruskelit, Ministri italian i Ekonomisë Tria.

Qeveria italiane synon që në në fund të vitit 2018 të ulë në kuotën 0,3% raportin borxh publik-PBB, e ta çoj në kuotën 1.7% në 2019 e 1.9 % në 2020.

Qeveria italiane mendon se motivet e aprovimit të kësaj reforme ekonomike ruajnë vlefshmërinë e tyre edhe pas verifikimit të kujdesshëm që iu bë nga Komisioni Europian.

Qeveria italiane ka besim në mundësitë e arritjes së objektivit të rritjes ekonomike përmes plan buxhetit 2019.

Reforma ekonomike është hartuar mbi bazën e një kuadri zhvillimi tendecioz e nuk merr parasysh rritjen e programuar.

Kjo qasje e kujdesshme do të përdoret si "jastëk mbrojtës" në plan buxhetin e 2019 ndaj përkeqësimit të bilancit fiskal në rast se objektivat e rritjes ekonomike nuk do të realizohen plotësisht.

Pas nisjes së letër përgjigjes ndaj Komisionit Europian, Ministri i Zhvillimit Ekonomik e Çështjeve Sociale, njëherësh zëvëndëskryeministër i vendit Luigi Di Maio, është shprehur se versioni i ri i plan buxhetit të qeverisë mban të pandryshueshëm të gjitha premtimet ndaj qytetarëve italianë për reformën e pensioneve, të ardhurat vjetore e masat mbrojtëse për konsumatorët.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, është shprehur se "reforma ekonomike e qeverisë garanton më shumë vende të reja pune, më pak taksa për italianët e të drejtën e pensionit për të gjithë. E nëse Bashkimi Europian nuk është dakord, ne do të vazhdojmë në punën tonë", tha Salvini.


EMISIONET