Itali, zbulohet laboratori i paketimit të drogës, pranga shqiptarit

Itali, zbulohet laboratori i paketimit të drogës, pranga shqiptarit

Një 30-vjeçar shqiptar që merrej me shitjen e drogës është arrestuar nga policia në Varese të Italisë.

"Ansa" shkruan se në banesën e shqiptarit u gjetën 1.5 kg marijuanë, e cila ishte fshehur në garazh, ku edhe 30-vjeçari kishte ngritur një laborator për paketimin e dozave.

Sipas hetimeve, shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur përvec shitjes së produkteve shtëpiake shiste edhe doza  të vogla droge.

Pas vazhgimit, agjentët e policisë vendosën të ndërhynin duke e kapur në befasi tregtarin e vogël të drogës.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti në xhep edhe një dozë kokaine dhe kështu vendosën të kontrollonin shtëpinë e tij, duke zbuluar edhe laboratorin e paketimit.

EMISIONET