Një bombë e Luftës së dytë Botërore me diametër 1 metër e 10 cm e me mbi 225 kg tritol është gjetur gjatë ditës së djeshme gjatë punimeve në një kantier ndërtimit në bregdetin italian.

Mbi 23 mijë banorë në komunën e Fanos në rajonin e Markeve në Itali janë larguar gjatë natës nga banesat e tyre nga rreziku i shpërthimit të saj.

Bomba është zbuluar dhe aktivizuar gabimisht gjatë punimeve në një kantier në bregdetin Sasonia di Fano. Prefekti i Fanos ka urdhëruar evakuimin e rreth 23 mijë banorëve.

Sipas ekspertëve bomba është e fabrikimit angleze e pas aktivizimit të saj duhet të shpërthej brenda 144 orëve.

Gjatë natës forcat e ushtrisë dhe policisë italiane kanë vënë në siguri bombën e rreth orëve të para të mëngjesit është transportuar në det për t'u shpërhuar në ujërat e thella.

Alarmi mbi sigurinë e jetës së 23 mijë banorëve të evakur do të vazhdojë deri në orën 13.00 të ditës së sotme.

/Ora News.tv/