Itali, vdes tragjikisht nëna e re shqiptare, lë djalin 1 vjeç

Itali, vdes tragjikisht nëna e re shqiptare, lë djalin 1 vjeç

Një aksident tragjik ka ndodhur në La Spezia të Italisë, ku një nënë shqiptare 28 vjeçare vdiq pasi ra nga kati i katërt i një ndërtese në rrugën "Duino".

Nëna e re ka lënë pas një fëmijë vetëm 1 vjeç. Ajo po varte rrobat në ballkon, duke humbur ekuilibrin e duke përfunduar disa metra poshtë.

Viktima, me origjinë shqiptare, por që jetonte për vite me radhë në Itali, ishte vetëm në shtëpi në kohën e asaj që duket se është në të gjitha aspektet, një aksident.

Fillimisht, policia mbërriti në vendin e ngjarjes me idenë se ishte vetëvrasje, por kjo hipotezë u braktis menjëherë. Sipas hetuesve, gjasat më të mëdha janë ato të një rënie aksidentale. Burri që ishte në punë u thirr menjëherë.

Djali nuk ishte i pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë i njohur, vdiq menjëherë. Sipas hetuesve, dera ishte e mbyllur nga brenda, një detaj që mbështet tezën e aksidentit.

EMISIONET