Itali, vdes tragjikisht në aksident babai i ri shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fano të Italisë, ku ka humbur jetën një 22 vjeçar shqiptar.

Mediat lokale vendase shkruan se ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Flaminia, në Cuccurano di Fano

Viktima punonte si kamarier në një restorant të qytetit, ndërsa udhëtonte me skuterin e tij, kur papritmas dhe për arsye ende të pa sqaruara, ai humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Ndihma e shpejtë ishte e padobishme për babain e ri. Viktima la pas partneren e tij dhe një vajzë të vogël dyvjeçare. 



EMISIONET