Itali, vdes tragjikisht 25 vjeçari shqiptar

Itali, vdes tragjikisht 25 vjeçari shqiptar

Një 25 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen pak pas orës 23 të natës së shkuar në bordin e makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Castiglionese.

Viktima është shtetasi Vincenzo Halili.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi kur makina e të riut doli jashtë rruge duke u përplasur dhunshëm me mbrojtëse anësore të rrugës.

Trupi i pajetë u nxor nga zjarrfikësit dhe u dërgua në morg.

Mjeti me të cilën udhëtonte i riu është shkatërruar plotësisht.

Brigadat e zjarrfikëse dhe ato të Kryqit të Kuq italian ndërhynë për të ofruar ndihmë.

EMISIONET