Itali, vazhdojnë tonet e ndezura për zgjedhjet e 4 marsit

Itali, vazhdojnë tonet e ndezura për zgjedhjet e 4 marsit

Pas akuzave të forta ndaj Lëvizjes 5 yje të liderit të Forza Italia, Silvio Berlsuconit, i cili i epitezon se veprojnë si një sekt e janë më të këqinj se post komunistët e '94", një tjetër deklaratë e së djathtës italiane ka ndezur sot debatin elektoral në vend.

Kandidati i forcës politike Lidhja e Veriut për rajonin e Lombardisë, Atilio Fontana gjatë një interviste radiofonike është shprehur se "raca e bardhë është në rrezik."

Atilio Fontana: Italia nuk mund të pranoj të gjithë emigrantët. Në këtë pikë nuk ka lidhje as ksenofobia e as racizmi, por duhet të jemi racional e me logjikë. Duhet të vendosim nëse duam që etnia jonë, raca jonë e bardhë të vazhdojë të ekzistojë ose duhet të humbasë.

Ndaj kësaj deklarate është kundër përgjigjur menjëherë kandidati tjetër për rajonin e Lombardisë demokrati Giorgio Gori.

Giorgio Gori: Në këtë fushatë zgjedhore kush flet për sfurqe e kush për racë të bardhë, deklaron ai. Ne flasim për punësim, trajnim,  zhvillim, Europë. Zgjidhni të bëni më të mirën që duhet pa histerizmë e demagogji.

Në mbrojtje të deklaratës raciste të kandidatit të Lidhjes së Veriut ka dalë vetë lideri i kësaj force politike Matteo Salvini i cili u shpreh: "Sapo të vijnë në qeveri do të disiplinojmë cdo prani isalmike në vend. Ekzaktësisht si në kohën e Oriana Fallacit (shkrimtare italiane antisilam) jemi të sulmuar, është në rrezik kultura jonë, tradita, shoqëria e mënyra jonë e jetesës. Jemi drejt pushtimit e prej janarit kanë rinisur zbarkimet e emigrantëve në brigjet italiane. Nuk ka të bëj ngjyra e lëkurës, por një rrezik më real, shekuj histori drejt zhdukjes, nëse islamizmi që po ndodh nënvlerësohet."

EMISIONET