Një turist shqiptar u aksidentua mëngjesin e kësaj të marte në Verona të Italisë. Mediat vendase shkruajnë se bëhet pët fjalë për një 26-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Shqiptari ishte duke ecur në një rrugë për këmbësorët kur është përplasur nga një makinë ‘Land Rover’,që drejtohej nga një 33-vjeçar.

I riu shqipar ka marrë plagë të lehtë. Ai u dërgua në spitalin Borgo Trento ku mësohet se do të qëndrojë rreth 20 ditë.

Ndërkohë policia është duke sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e aksidentit.

/Ora News.tv/