Itali-Suedi, bileta ruse luhet në San Siro

Itali-Suedi, bileta ruse luhet në San Siro

Italia rrëzikon seriozisht të mbesë jashtë botërorit “Rusi 2018”.

“Të kaltërit ” luajnë  shancin e fundit në “San Siro” përballë Suedisë,që pak ditë më parë, i munden “axurrët” me rezultatin 1 me 0.

Dihej që Suedia përbënte një kërcënim serioz dhe përfaqësonte një ndër kundërshtarët më të fortë në fazën play off, megjithatë përfaqësuesja italiane tashmë duhet patjetër të përmbysë disavantazhin  e takimit të parë.

Statistikat janë në favor të kombëtares italiane,  që  “udhëheq”  me 11 fitore dhe 7 humbje në 24 ndeshjet e zhvilluara ndërmjet tyre, po në këtë rast nuk i mjaftojnë statistikat për t’u kualifikuar për në botërorin e vitit të ardhshëm, që zhvillohet në Rusi dhe për të arritur pjesëmarrjen në këtë kompeticion, djemtë e drejtuar nga Ventura duhet të “djesisin” në orën 20:45 përballë suedezëve.

EMISIONET