Një 44 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në autostradën A136 që lidh Padovan dhe Bolonjën.

Viktima, shoferi i një komisioni, sapo zbriti nga mjeti i rëndë në një korsi emergjence kur u godit nga një automjet tjetër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Seksioni i autostradës në drejtim të Padovas u mbyll përkohësisht për shkak të aksidentit të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari banonte në Provincën e Trevisos.  Ai kishte ndalur për të mbyllur kamionin e tij, por u godit fatalisht nga një Passat, i drejtuar nga një shtetas nga Livorno.

/Ora News.tv/