Itali, shqiptari i arrestuar për kokainë akuzohet për falsifikim dokumentash

Itali, shqiptari i arrestuar për kokainë akuzohet për falsifikim

Një shqiptar 38 vjeçarë (në foto) e 2 sipërmarrës italianë 57 e 26 vjeç janë arrestuar nga Policia financiare e Xhenovas me akuzën e falsifikimit të dokumentave të pajisjes me leje qëndrimi të shtetasit shqiptar.

Autoritetet italiane kanë zbardhur listë-pagesa e kontrata pune të falsifikuara që prej vitit 2015 me qëllim rinovimin e lejes së rregullit të qëndrimit të shqiptarit.

Dy sipërmarrësit italianë akuzohen dhe për favorizim të qëndrimit ilegal të shqiptarit në Itali, në kundërshtim me normativën ligjore të emigracionit në vend.

Verifikimi i dokumentave të 38-vjeçarit shqiptar u bë pas arrestimit të tij në nëntor të 2017 i përfshirë në një operacion antidrogë që çoi në sekuestrimin në portin e Xhenovas të 77 kg kokainë e trafikuar nga Amerika e Jugut.

Kjo sasi kokaine kishte një vlerë përfitimi tregu mbi 3 milionë euro.

Në këtë operacion antidrogë shqiptarët e arrestuar ishin Nik Dauti e Artur Mahmutaj.

EMISIONET