Një shqiptar dhe një kosovar janë arrestuar nga policia e Barit në Itali.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur u arrestuan pasi tentuan të nxirrnin nga Italia një sasi prej 114 mijë euro, të padeklaruara.

Sasia e eurove ishte fshehur në bagazhin e makinës.

Policia sekuestroi eurot dhe po punon për të gjetur burimin e fitimit të tyre.

Ndërkohë, dy personat e ndaluar kanë kërkuar që të paguajnë masën e gjobës siç e parashikon legjislacioni.

/Ora News.tv/