Një organizatë multietnike trafikantësh droge në të cilën merrnin pjesë dhe tre shqiptarë është shkatërruar sot në Itali.

Policia italiane e qytetit të Ternit në bashkëpunim me Policinë e Romës kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit operacionin e koduar "Montana".

Nën pranga janë vënë 14 shtetas 3 shqiptarë, 7 italianë, 1 peruvian e tre tunizianë si dhe janë denoncuar 15 persona të tjerë.

Akuza ndaj tyre është trafik i lëndëve narkotike të tipit kokainë, heroinë, marijuanë, hashash e droga sintetike si dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2017 pas kapjes me kokainë të pastër të një korrieri shqiptar që udhëtonte nga Roma në Terni.

Sipas investigimeve italiane kjo bandë përfitonte nga trafiku i drogës qindra mijëra euro në muaj. Baza operative ishte një lokal në qëndër të Tenit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 kg e gjysëm kokainë, gjysëm kg marijuanë, 100 gramë hashash si dhe 39 plumba të kalibrit 38 mm special.

Në këtë operacion morën pjesë rreth 150 trupa policorë.

/Ora News.tv/