Një sasi prej 2.5 ton dorge është kapur në brigjet e Brindisit në Itali. Operacioni për kapjen e drogës u zhvillua në zonën e Salentos në Brindisit.

Njësite e Brindizit të Guardia di Finanzia në bashkëpunim me Departamentin i Operacioneve Detare në Bari kanë kapur një gomone që transportonte sasi të madhe marijuanë që vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë, shkruan brindisireport.it

Sic raportojnë mediat italiane marijaune kontrollohej nga mafia lokale e zonës.

Ekuipazhi i gomone ku ndodhej lënda narkotike e sekuestruar ka mundur të largohet.

Sekuestrimi i lëndës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.

/Ora News.tv/