Itali, sekuestrohen 8 ton hashash me vlerë 80 mln euro

Itali, sekuestrohen 8 ton hashash me vlerë 80 mln euro

Polcia financiare italiane e provincës së Napolit ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion i cili ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie droge.

Është një nga sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike të sekuestruara deri më sot në rajonin e Kampanjës.

Gjatë një kontrolli në një magazinë mallrash janë gjetur 12 kuti druri të mbylluara hermetikisht brenda të cilave ndodheshin  8000 kg hashash e konfeksionuar në pako 1 kg secila.

Sipas financës italiane kjo lëndë narkotike do t'i  sillte organizatave krminale një përfitim prej 80 milionë euro.

Në pranga me akzuën e trafikut të drogës është vënë një shtetase italiane nga Napoli 47 vjece e cila është  pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar mallin në këtë magazinë.

Hetimet e policisë italiane sapo kanë nisur për të zbardhur bashkëpunëtorët e organizatorët e këtij trafiku të madh droge.

EMISIONET