Itali, qentë zbulojnë ku fshihte kokainën jashtë shtëpisë i riu shqiptar

Itali, qentë zbulojnë ku fshihte kokainën jashtë

Një i ri shqiptar 22 vjeçar u arrestua natën e shkuar në flagrancë nga policia në Nereto të Italisë.

Patrulla policore kishte nisur kontrollet kundër narkotikëve në zonë, ndërsa pikasën të riun shqiptar duke i dhënë një zarf një personi tjetër lindur dhe banues në Val Bibrata. 

Më pas, policia nisi aksionin për ndalimin e tij dhe me anë të qenve antidrogë, kanë zhvilluar kontrolle në banesë, ku kanë zbuluar 25 gram kokainë dhe 19 gram marijuanë të fshehura jashtë banesës në një tenxhere në pjesën e kopshtit. 

Në shtëpi janë gjetur edhe dy peshore si dhe 2790 euro para të gatshme si dhe një tabletë dhe 4 smartfone dhe telefona celularë.



EMISIONET