Itali, pronari shqiptar i restorantit kapet me 2 kg kokainë e "lumë" eurosh nën dyshek

Itali, pronari shqiptar i restorantit kapet me 2 kg kokainë e

Një sasi prej gati dy kg kokainë është sekuestruar nga policia italiane, duke çuar në pranga një 33 vjeçar shqiptar.

Lënda narkotike u gjet në banesën e shqiptarit në rrugën Spalato, në Macerata. 

Bashkë me lëndën narkotike, në shtëpinë e tij u gjetën edhe 60 mijë euro para cash, me sa duket të ardhura nga shitja e drogës.

Identifikimi i shqiptarit, pronar i një restorant-piceri në Piediripa, erdhi pas raporteve të disa qytetarëve. 

Ai u arrestua pranë barit "Nino", ndërsa policia vazhdoi kontrollet në shtëpinë e tij duke gjetur drogën prej 1.7 kg dhe paratë të fshehura nën dyshek.

EMISIONET