Itali, pranga 32-vjeçarit shqiptar, policia zbulon ku e fshihte kokainën
Policia italiane ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ende i paidentifikuar është arrestuar në Siena
32-vjeçarit iu sekuestruan në makinë dy pako me kokainë, 50 gramë secila.
Pas kontrollit tjetër në shtëpinë e tij policia i gjeti edhe 112 gramë kokainë, të ndara në dy pako me nga 50 gramë kokainë secila, si dhe 12 gramë të tjera të fshehura në shishen e termosit të fëmijës 14 muajsh.
Shqiptari i cili prej vitesh jetonte në Itali u arrestua me akuzën e trafikimit të drogës dhe aktualisht është në paraburgim.